Ku jeni strukur? Atifete, Hashim, Isa e Ramush, pse heshtni ndaj racizmit!

Lajme

Ku jeni strukur? Atifete, Hashim, Isa e Ramush, pse heshtni ndaj racizmit!

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:27

Pak kush ka mundur ta besojë se pas luftës dhe Pavarësisë liderët shqiptarë do të rrinë gojëkyçur për shpërblimin e racizmit serb! Askush më nuk e diskuton se vendimi i UEFA-s është i ndikuar nga politika antishqiptare dhe nga stereotipet antishqiptare në Evropë!

Askush nuk mund të fshihet prapa perdes se UEFA nuk e dënoi Kosovën, por Shqipërinë, dhe të rrijë madje i strukur që të mos të të akuzojnë (filoserbët) për nacionalist! UEFA nuk i dënoi thirrjet antishqiptare serbe! ‘Vrit e prit shqiptarë deri sa mos të ketë më!’ Pra, neve po na kërcënojnë me zhdukje, ndërsa po na kamxhikonin për një fluturim mbi qiellin serb të nj simboli të ndaluar atë ditë nga fashizmi serb!

Nëse këta lider kanë hequr dorë nga identiteti nacional, etnik shqiptarë le ta bëjnë publike! Nuk fshihet më ky turp i kësaj mendësie evropiane diskriminuese ndaj shqiptarëve kudo janë! Madje më të turpëruarit duhet të ndihen këta drejtues shteti dhe partish, që pse këta europianë po ua kthejnë shërbimin e tyre, servilitetin e tyre me kaq poshtërim!

Më në fund në Shqipëri kasta politike reagoi në kor, kur e pa turpërimin që ia bëri filoserbizmi evropian!
Fol Hashim, ku je integruar ti dhe ne!

Andaj krerët e institucioneve, presidentja Jahjaga, që edhe sot refuzoi kërkesën e LANV në emër të popullit, të unitetit të tij, duhet të ndihet e skuqur për këtë turpërim, nëse jo e zemëruar! Pse duhet të hesht Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, a ishte ai që për mëse shtatë vjet ofroi kryerjen e çdo shërbimi, vetëm e vetëm, që ne të ndiheshim më evropian, e që sot po ndihemi më larg se kurrë saj, të përbuzur dhe të diskriminuar! Fol Hashim, ku je integruar ti dhe ne!?

Pse nuk flisni ju z.Mustafa, profesor fakulteti, të paktën studentët i keni mësuar se si të gjithë përfitojnë në një treg të lirë! Madje edhe të ideve, por kur ato ua kufizojnë të drejtat një populli, dhe mbështesin, idetë e çmendura, si ato serbe për zhdukjen tonë, si ndiheni ju!? Çka po fitojmë ne?!

Po ju z.Ramush që doni të bëheni kryeministër, si mund të heshtni? Kështu e keni menduar ta zëvendësoni z.Thaçi, që të fshiheni nga kamxhiku serb!? Ju në luftë nuk ishit i tillë, dhe nuk duam të kujtojmë se keni ikur prej serbëve, dhe jeni strukur siç po strukeni së bashku me të tjerët tani!

Ke bërë bashkë edhe tri parti të tjera, ju quajtëm koalicion shqiptarë! Ne menduam se do ta nderonit emrin shqiptarë dhe jo se do ta pranonit poshtërimin serb!

Çfarë po fshihni apo çfarë po shisni larg nesh?! Rrëfehuni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat