Gazetarit Zeka i zgjatet masa e ndalimit edhe për dy muaj

Lajme

Gazetarit Zeka i zgjatet masa e ndalimit edhe për dy muaj

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 16:20

Gjykata Themelore e EULEX-it në Mitrovicë sot ka lëshuar një aktvendim lidhur me rastin e gazetarit dhe autorit të emisonit” Pa Rrotlla’’ Milaim Zekës i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës “dhe “pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në tentativë”.

Gjyqtarja e Eulexit e cila po merret me këtë rast Iva Niksic ka marrë vendim që gazetarit Zeka t'i vazhdohet masa e ndalimit edhe për dy muaj, pra deri më 25 dhjetor të vitit 2014.

Në anën tjetër Milaim Zekës gjer në atë datë i ndalohet komunikimi dhe afrimi i drejtpërdrejtë me dëshmitarët.
Po ashtu si pasojë e këtij rasti, në nëntor të vitit 2013 gazetarit Zeka iu bastis shtëpia dhe zyra e tij e cila gjendej në qendrën mediale “Mozaiku”.

Kurse i akuzuari Zeka shumë herë është shprehur që është i pafajshëm dhe që kjo akuzë nga EULEX-i është e pabazë dhe ka qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat