Krijohet edhe një sindikatë e arsimit, e quan SBASHK’un sindikatë hajnash

Lajme

Krijohet edhe një sindikatë e arsimit, e quan SBASHK’un sindikatë hajnash

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 14:05

Sot në fakultetin Filozofik në Prishtinë është mbajtur konferencë për media me rastin e themelimit të sindikatës së re të Arsimit si revoltë e sindikalistëve ndaj sindikatave, sipas tyre, të korruptuara dhe të politizuara.
Një grup individësh janë larguar nga sindikata (SBASHK’u) dhe kanë marrë iniciativën, dhe konsiderojnë se është e drejtë, produktive, jo ngatërruese, jo tendencioze, por e qëllimit të mirë dhe kanë themeluar Sindikatën e re të Arsimit dhe Kulturës së Kosovës (SAKK).

"Nuk ka qenë vullneti jonë që të themelojmë këtë sindikatë mirë po duke i ditur zhvillimet që po ndodhin në SBASHK-u po ashtu pakënaqësitë e shumë punëtorëve në atë Sindikatë, me keq menaxhimin që po bëhet aty, me keq përdorimin e mjeteve të punëtorëve kemi vendosur që ta themelojmë këtë Sindikatë." thotë Artan Mjekiqi

SBASHK-u sipas Mjekiqit është organizatë hajnash, që nga formimi e deri tani është uzurpuar nga një "klan" që shfrytëzojnë djersën e punëtorëve për përfitimet e veta dhe pagat i marrin më të larta se të Ministrave të qeverisë.

"Pushimet verore dhe shumicën e vikendeve i kalojnë në bregdete dhe vende malore. Kryetari ka rrogë 1600 euro, për vitin 2012 në xhirollogarinë e tij janë paguar rreth 21 mijë euro. Udhëheqësve i paguhet edhe telefoni, dhe po ashtu kanë paga deri 900 euro me benificione. Kjo nuk donë koment vetëm nëse i krahasoni me pagat e mësimdhënësve nga të cilët i marrin këto të ardhura. " shprehë pakënaqësitë Mjekiqi

Në fund për sindikatën e sapoformuar thotë se po të jetë një Sindikatë ndryshe e cila do të mbrojë të drejtat e punëtorëve, do përmirësojë kushtet e punës, dhe do të jetë një Sindikatë e demokratizuar e jo e uzurpuar. Anëtarësia që ndajnë për sindikatën nuk do të jetë e centralizuar në duart e udhëheqësve qendror por do ju kthehet shkollave e fakulteteve, 80 % e mjeteve të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat