Demi: Ku jeni patriotë: Të çohet Kosova, Shqipëria, kryeministra e president (Video)

Lajme

Demi: Ku jeni patriotë: Të çohet Kosova, Shqipëria, kryeministra e president (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 12:33

Vendimi i sotëm i Komisinit të Disiplinës së UEFA-s ka tejkaluar çdo kufi sportiv. Lobet serbe e bënë më së miri punën e tyre.
Në mes të indinjuarve, është edhe gazetari dhe analisti Enkel Demi. Sipas tij ky skandal mirëfilli politik i UEFA-s nuk mund të kalojë dot pa pasoja politike.
Ai apelon të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit, shqiptarët në të gjitha trevat shqipëfolëse, të gjithë spordashësit të mbrojnë kombin e tyre. Sipas tij është koha të flasim, të mbrojmë të drejtat tona.
“Ky është skandal, jo sportiv por mbi të gjitha politik, është vendim që e vë shqiptarin në shkallë të dytë në raport me të gjithë qytetarë e tjerë të rajonit.
Ky është një vendim që nuk mund të kalojë dot pa pasoja politike. Detyra patriotike është me fillu me fol, pasi vetëm kështu ndoshta mund të vëmë nnë vështirësi lobet serbe” tha ai gjatë emisionit të tij “ Ditë e Re” në Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat