Smaka: Janë vetëm dy zgjidhje për të tejkaluar ngërçin politik

Lajme

Smaka: Janë vetëm dy zgjidhje për të tejkaluar ngërçin politik

Nga: H.Orana Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:35

Profesori i çështjeve juridike, Riza Smaka duke komentuar situatën në të cilën ndodhet Kosova tani, thotë se derisa Gjykata Kushtetuese më së paku e mbështetet Kushtetutën e Kosovës, e ka bllokuar shumicën parlamentare të veproj ashtu siç ia lejon Kushtetuta e vendit. Nga ana tjetër professor Smaka thotë se Kushtetuesja po i jep të drejtë koalicionit parazgjedhor që të propozojë kurdoherë, anipse nuk ka kapacitet demokratik. Sipas tij, janë vetëm dy zgjidhje për të dalë nga ngërçi.

“Tani më pasiqë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin problematik që me së paku ka mbështetje në Kushtetutën e RK-së e ka bllokuar shumicën parlamentare për të ushtruar funksionin themelor të garantuar me po atë Kushtetutë në një anë, ndersa Koalicioni Parazgjedhor është autorizuar eksklusivisht për të qenë kurdoherë propozues i kandidatit të vetë për kryetar të Kuvendit për të cilin qartazi nuk ka kapacitet demokratik për ta zgjedhur, atëherë mbeten vetëm këto dy opsione:

- vendet e Quintit të imponojnë një zgjidhje të përkohshme të themi deri në dy vitet e ardhshme ose

-te shpallen zgjedhjet e pergjitshme te parakohshme”, thotë Smaka për “Bota sot”.

Sipas Smakës Kushtetuesja e politizuar skajshmërisht me vendimet e saj e ka shkaktuar një zhagitje në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e Kosovës.

“Gjithsesi Gjykata Kushtetuese skajshëm e politizuar me aktgjykimin e vet diskutabil, ndër të tjera shkaktoi zhagitje të paarsyeshme të konstitutimit të Kuvendit dhe të Qeverisë së vendit dhe pashmangshëm krijojë një atmosferë të tendosjeve polarizuese ndërmjet jo vetëm dy koalicioneve- para dhe paszgjedhore por që është më keq e rrezikshëm edhe të tifozërisë së tyre përkatësisht të partizanëve politik të tyre që nuk janë të paktë veçanërisht ata e ato që janë ca me ekstremiste! Quo Vadis Gjykatë Kushtetuese”, thotë Smaka./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat