Gjermania dhe Franca nominojnë bashkërisht Selimin‏

Lajme

Gjermania dhe Franca nominojnë bashkërisht Selimin‏

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:20

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ambasada e Republikës së Francës kanë nominuar bashkërisht zëvendësministrin e Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, për programin e festimit të përbashkët të 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.
Zëvendësministri Selimi është ftuar në këtë program të përbashkët të dy qeverive evropiane që ka për synim t’i mbledhë liderët e rinj evropianë për të krijuar rrjete të reja politike dhe shtetërore përtej kufijve.

Zëvendësministri i Jashtëm Selimi do të ketë mundësinë të takohet me zyrtarë të lartë të të dyja shteteve, anëtarë të Parlamentit gjerman dhe francez si dhe komunitetin e biznesit dhe kulturës si dhe të marrë pjesë në pjesët formale të shënimit të dy datave historike.

Programi organizohet bashkërisht nga Qeveria gjermane dhe franceze në tri qytete: Berlin, Paris dhe Frankfurt dhe ka për qëllim njoftimin e lidershipit të ri evropian me proceset historike që kanë shënuar historinë moderne evropiane dhe që edhe sot luajnë rol si referenca historike të etablimit të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat