Doli: Presidentja e ka në ‘dorë’ zgjidhjen

Lajme

Doli: Presidentja e ka në ‘dorë’ zgjidhjen

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:50

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka deklaruar se, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është ajo që duhet të bëjë zgjidhjen e krizës politike në vend.

Doli në një intervistë për RTK-në, ka thënë ndër të tjera se, e para e vendit ka pas një rol jo aktiv në këtë proces.

“Presidentja duhet ti shikoj gjitha mundësit për të gjetur zgjidhjen e kësaj krize. Presidentja duhet të kërkonte autorizimin kushtetuese për qasje në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja ka pas një rol jo aktiv, në mënyrën si e ka angazhuar këtë proces. Ajo është dashur të kërkonte koncenzusin e liderëve të partive politike, zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarit”, ka deklaruar ai.

Poashtu, ai ka përmendur edhe pengesën kryesore të krizës së krijuar, duke përmendur këtë moszgjidhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat