Arben Gashi: LDK nuk duhet të synojë pozitën e Kryeparlamentarit

Lajme

Arben Gashi: LDK nuk duhet të synojë pozitën e Kryeparlamentarit

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:43

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit nuk duhet të synohet nga LDK-ja, por duhet për t’ia lënë PDK-së.

“Do të ishte mirë që të shikohet kjo punë, se vendi ka hy në bllokadë dhe bllokada është e rrezikshme, edhe ekonomikisht edhe në aspektin e sigurisë. Mendoj se duhet të zgjidhet ky problem. Personalisht kam menduar në vazhdimësi që posti i kryetarit të Kuvendit nuk duhet të synohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, t’i japim hapësirë PDK-së dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë Gashi në emisionin “FORT” në televizionin “Rrokum”.

Gashi ka thënë se ai përkrah koalicionin në të cilin tani është partia e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat