Shqiptarët në Siri dhe në Irak vrasin njëri-tjetrin!?

Lajme

Shqiptarët në Siri dhe në Irak vrasin njëri-tjetrin!?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:12

Luftëtarët shqiptarë që luftojnë në Siri dhe në Irak rekrutohen nga dy rryma të ndryshme dhe për këtë arsye kanë luftuar edhe njëri-tjetrin.
Një informacion të tillë e jep ABC News, duke thirrur burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të shtetit shqiptar.
Mësohet se ka patur shqiptarë që i janë bashkuar grupit "Xhabhat Al Nusra" dhe shqiptarë që janë bashkëngjitur me organizatën tjetër terroriste ISIS.
Në këtë mënyrë, nuk kanë munguar sulmet e shqiptarëve nga të dyja kampet kundër njëri-tjetrit.
Mësohet se një pjesë e luftëtarëve shqiptarë ndodhen në Tikrit ku i janë bashkuar ushtrisë së ISIS-it. Ata janë nën komandën e një emiri turk, i cili ka si krah te djathte një shtetas nga Elbasani, i njohur me nofkën Zeyd Al-Albani, dhe njeh si kalif Abu Bakr Al-Baghadin. Ndërsa, pjesa tjetër e shqiptarëve ndodhen në Siri dhe janë pjesë e grupit të “Xhabhat Al-Nusras”.
Deri pak kohë më parë shqiptarët drejtoheshin nga Lavdrim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e njësisë së Al-Kaedës.
Tashmë gati pas dy muajsh nuk dihet fati i shqiptarëve dhe nëse ata komandohen apo jo akoma nga Muhaxheri, për fatin e të cilit nuk është mësuar më ndonjë informacion.
Lufta mes shqiptarëve mes njëri-tjetrit ka qenë deri në momentin që Aleanca kundër ISIS ka nisur bombardimet nga ajri.
Pas këtij momenti, mësohet se shqiptarët janë bashkuar për tu mbrojtur nga bombardimet amerikane dhe të aleatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat