Shtypi boshnjak: Kosova është e vogël, por dy hapa para tjerëve

Lajme

Shtypi boshnjak: Kosova është e vogël, por dy hapa para tjerëve

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:25

Përderisa shtypi serb vazhdon me sharjet për shqiptarët, shtypi boshnjak shkruan se shfaqja teatrore “Nëna Terezë, shenjtorja e errësirës” do të shihet në të gjithë Ballkanin
“Kosova është e vogël, por është dy hapa para të tjerëve”, është titulli i prestigjiozes boshnjake “Dnevni Azaz”, e cila shkruan këto ditë për të arriturat dhe vlerat e Kosovës, në kohën kur mediat serbe në anën tjetër vazhdojnë me histerinë kundër shqiptarëve.

Gazeta boshnjake informon gjerësisht për shfaqjen ndërkombëtare teatrore për Nënën Terezë, e cila është duke u luajtur në Bosnjë, ndërsa së shpejti do të shfaqet në të gjithë Ballkanin. Kjo shfaqje që u luajt në Sarajevë, Banja Llukë, Mostar etj. dhe që flet për veprën e humanistes së madhe botërore, Gonxhe Bojaxhiu, ka pasur një mbulim të jashtëzakonshëm mediatik si në shtypin e shkruar ashtu edhe në mediat elektronike boshnjake.

Ky mbulim meditaik boshnjak ndodh në kohën kur mediat serbe vazhdojnë të shajnë shqiptarët pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri, ndërsa mediat boshnjake mbajnë në faqe të pare aktorin kosovar Ilir Tafa, i cili është i vetmi aktor shqiptar që luan në shfaqjen për Nënën Terezë. Tafa i cili që disa vjet është i pranishëm në ekranet televizive ballkanike dhe skenat teatrore boshnjake, këto ditë ishte në Mostar ku interpreton njërin nga rolet kryesore në këtë shfaqje ndërkombëtare për Nënë Terezën, “Majka Tereza svetica tame” (Shenjtorja e errësirës).

Në intervistën e gjatë që ka realizuar kjo gazetë, Tafa flet për praninë e tij në jetën kulturore elitare në Bosnjë, por edhe për marrëdhëniet Kosovë-Bosnjë.

“Kjo shfaqje është performansë e parë në botë e përshkrimit të jetës sëhumanistes më të madhe në botë. Në këtë pjesë kemi futur shume emocione, publikut i pëlqen, e ndjejnë energjinë tonë dhe kjo është gjëja më e mire qe një aktor mund të përjetojë. Do ta luajmë nëtë gjithë rajonin”, shkruan Dnevni avaz duke cituar fjalët e aktorit nga Kosova.

Gazeta citon Tafën i cili gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij që BeH ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa regjimi i vizave ka vështirësuar thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Megjithatë, ky aktor është i pranishëm për publikun e vendeve të ish-Jugosllavisë sepse ka njërin nga rolet kryesore në serialin më të shikuar në Ballkan, “Lud, zbutjen, normalan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat