AKPPM prezanton sukseset e arritura brenda një viti

Lajme

AKPPM prezanton sukseset e arritura brenda një viti

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:52

Mr.Ph, Arianit Jakupi në cilësinë e U.D të kryeshefit në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, në një konferencë për media, shpalosi sot punën 1 vjeçare që është realizuar gjatë periudhës kohore, shtator 2013 deri në shtator 2014, në këtë agjension.
Në këtë prezantim, përshkrua pjesa bazike e veprimtarisë së secilit departament të AKPPM-së, pastaj paraqitja e strukturës organizative si dhe propozimi i ri për strukturën organizative bazuar në Ligjin e Ri për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Në mënyrë grafike u paraqitën rezultatet e punës krahasuar me punën e vitit 2013, ku u theksuan ndryshime shumë cilësore në të gjitha departamentet e AKPPM-së.

Në Departamentin e Licencimit vërehet rritja e aktiviteteve dhe aprovimi i lejeve të importit në afat rekord prej vetëm 2-3 ditë, dhe pas instalimit të serverëve dhe aprovimit të proceseve të punës, shumë shpejt kjo çështje do të kryhet brenda disa orëve online.

Po ashtu, Departamenti i Marketing Autorizimit, si pjesë kruciale e procesit të regjistrimit të barnave, ka vazhduar punën me një ritëm të përshpejtuar ku vërehet një rritje e dukshme e evaluimit të dosjeve për regjistrim.

Gjatë këtij viti, në këtë departament ka pasur rritje substanciale të evaluimit të dosjeve duke përfshirë edhe rreth 400 lëndë të cilat kanë qenë në pritje, dhe kjo ka sjellë rritjen e evaluimit nga një mesatare prej 200 lëndë në muaj në rreth 350 lëndë në muaj.

Ndërsa në Komisionin për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale, me gjithë rritjen e evaluimeve gjatë fund-vitit të vitit 2013, komisioni vetëm për 5 muajt e parë kë vitit 2014, e ka tejkaluar numrin e produkteve të evaluuara që i ka dërguar për certifikata.

Numri i përgjithshëm gjatë 2013 është 24,4 kurse në 9 muajt e parë të 2014 ky numër ka arritur në 440, e që deri në fund të vitit, pritet të rritet në 600 sosh.

Arkiva e AKPPM-së tashmë ka të skanuara të gjitha dokumentacionet prej vitit 2011 e tutje, ndërsa numri I banderolave të dhëna përgjatë këtij viti është 23 milion.

Gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare të punës si Ushtrues detyre, Mr.Ph. Arianit Jakupi ka publikuar edhe Regjistrin e barnave që qarkullojnë në Republikën e Kosovës, ku janë dhënë detaje për produktet me të drejtë ligjore për t’u tregtuar në vend, i cili regjistër është i dobishëm jo vetëm për AKPPM-në por edhe për të gjitha Institucionet tjera shëndetësore dhe profesionistët shëndetësor.

Edhe Inspektorati Farmaceutik ka treguar efikasitet në punën e tij gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare,duke inspektuar 1040 inspektime.

Ndërsa Laboratori Zyrtar në vazhdën e rrugëtimit të ngritjes së sistemit për kompetencë të ekipit të tij, ka zgjeruar njohuritë e veta me elementet e standardit ndërkombëtar për kompetencë të laboratorëve testuese ISO standard.

Duke qenë se për U.D, kryeshefin Ekzekutiv të AKPPM-së, prioritet përbën ngritja profesionale e stafit të saj, gjatë këtij 12 mujori janë realizuar trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Risi tjetër në AKPPM është procesi i digjitalizimit , përmes së cilit palëve do t’ju mundësohet kryerja e të gjitha procedurave online dhe njëkohësisht të bëhet ruajtja e të gjitha të dhënave në mënyrë digjitale në serverët e rinj të AKPPM-së, ku po ashtu do të krijohet mundësia e qasjes nga autoritete tjera shtetërore që kanë të bëjnë me AKPPM-në.

“të gjitha aktivitetet e ndërmarra kanë për mision që familjet kosovare të jenë të mbrojtura në aspektin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që i përdorin”, tha në këtë konferencë, Jakupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat