Lutfi Haziri e quan hajn të pulave Albin Kurtin

Lajme

Lutfi Haziri e quan hajn të pulave Albin Kurtin

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:45

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri e ka quajtur Albin Kurtin hajn të pulave i cili i njeh edhe hajnat tjerë.
Ai ka thënë se kur hajni bën me gisht në drejtim të hajnave atëherë është rreziku më i madh.

“Nuk merremi me hajna të pulave. Se hajnat e pulave e dijnë se kush është kategoria e parë, e dytë, e tretë, e pestë... Se hajni e njeh hajnin.
Kur hajni bën gisht këqyre hajnin është puna më e rrezikshme”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka krahasuar moralin e Albin Kurtit me atë të Ahmet Zogut.

“Veç hajni i njeh hajnat. Ai po bëhet shumë i moralshëm, por edhe Ahmet Zogu ka qenë kështu i moralshëm sikur ai. Zogu ka thënë se nuk mund të martohem me motrën shqiptare por më duhet një grua tjetër. Ai e ka marrë një grua tjetër dhe po do të kallëzojë çka është morali në këtë dynja”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Albin Kurti, një natë më parë, tha se LDK, AAK dhe NISMA janë hajna të ligës së dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat