Në Komunën e Prishtinës takohen Drejtorët e BERZH-it nga të gjitha rajonet

Lajme

Në Komunën e Prishtinës takohen Drejtorët e BERZH-it nga të gjitha rajonet

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 15:06

Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ekipin e tij priti një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të përbërë nga Drejtori për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën, z. Sean Donlon dhe zëvendësi i tij, z. Ove Jensen, Drejtori për Turqinë, Rumaninë, Azerbaxhanin dhe Kirkistanin, z.Evren Dilekli, Drejtorin për Japoninë, z.Makoto Honda, Drejtorin për Zvicrën, Ukrahinën, Lihtenshtejnin, Turkmenistanin, Serbinë, Malin e Zi dhe Moldavinë, z. Artem Shevalev, Drejtorin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z.Luyen Tran, Drejtorin për Hollandën, Mongolinë dhe IRJ Maqedonisë dhe Armenisë, z.Paul Vlaanderen, Drejtorin për Bullgarinë, Poloninë dhe Shqipërinë, z.Kalin Mitrev, Drejtorin për Francën z.Raphael Bello.
Komuna e Prishtinës tashmë e ka raportin nga BERZH se çfarë sistemi i organizmit të transportit publik të udhëtarëve duhet të ngrihet në Prishtinë ku parashihet edhe sistemi i integruar i tiketave për qytetarët e Prishtinës të cilët në të ardhmen me një kartelë do të mund të realizojnë shumë shërbime. Përmes këtij projekti çdo lagje dhe fshat i Prishtinës do të përfshihet në transportin urban, ndërsa po ashtu autobusët do të jenë me infrastrukturë të përshtatshme edhe për personat me nevoja të veçanta.

Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti diskutoi me të pranishmit edhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike lokale, për themelimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

Kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me BERZH-in jo vetëm në sektorin e transportit, siç është rasti i riorganizimit të trafikut urban, por kërkoi që ky bashkëpunim të jetë edhe në fushat e tjera, siç është rasti i menaxhimit të mbeturinave inerte dhe i energjisë efiçente, ndërsa përfaqësuesit e BERZH u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm Komunën e Prishtinës, ndërsa thanë se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre në projektet që do të realizohen në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat