SBASHK-u i kërkon takim ministrit Rashiq, por nuk merr përgjigje

Lajme

SBASHK-u i kërkon takim ministrit Rashiq, por nuk merr përgjigje

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 14:30

SBASHK-u, nuk po e pranon assesi përbërjen e re të Këshillit Ekonomik-Social (KES) e as vendimet e tij, dhe për këtë para disa ditë kanë reaguar edhe publikisht dhe po pretendojnë se për këtë kanë argumente të mjaftueshme.
Përveç reagimit publik, SBASHK-u, thotë se u është drejtuar edhe kabinetit të Kryeministrit, MASHT-it dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por që deri më tani, sindikata më e madhe në Kosovës, thotë se nuk kanë marrë përgjigje.

Madje, pas kësaj SBASHK, thotë se ka kërkuar edhe takim me ministrin Nenad Rashiq, por që nga 1 tetori e deri më tash ministri Rashiqi, nuk po gjen kohë për takim.

Pasi që kjo nuk ka pasur efekt, SBASHK po i drejtohet sot me një kërkesë publike që Rashiq mos të nënshkruaj përbërjen e re të Këshillit Ekonomik Social.

“Ministër Rashiq Ju do të vazhdoni të jeni i zënë dhe në pamundësi që të na takoni. Ne po ju drejtohemi publikisht me kërkesën që të mos e nënshkruani përbërjen e re të Këshillit Ekonomik-Social sepse me përbërjen e propozuar nga Komisioni, që nuk është dashur të jetë në atë përbërje, gjithë interesat dhe kërkesat e shumta të punëtorëve të arsimit dhe të sektorëve të tjerë nga shërbimet publike, do t’i “mbrojnë” 5 të deleguar nga BSPK-ja. Kjo nuk është e pranueshme për ne z.Ministër. Ne jemi sindikata me më së shumti anëtarë dhe përfaqësojmë një sektorë tepër të rëndësishëm dhe me plot zhvillime e halle. Ministria e Arsimit është në KES si përfaqësuese e Qeverisë. Pse të mos jemi edhe ne aty kur i gjithë dialogu social për arsimin, kryesisht, zhvillohet në relacionin MASHT-SBASHK e vend më të qëlluar për këtë dialog nuk ka se në takimet e KES-it”, thuhet në kërkesën publike të SBASHK-ut drejtuar ministrit Rashiq.

Në kërkesën e SBASHK-ut, ministrit Rashiq i kërkohet në fund, që para se të nënshkruaj këtë përbërje, të takohet njëherë me përfaqësues të SBASHK-ut dhe të Sindikatave tjera që kanë reaguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat