Bardhyl Meta i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Lajme

Bardhyl Meta i kundërpërgjigjet Albin Kurtit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:18

Albin Kurti, një natë më parë, e tha qartë se hajnat e LDK’së, AAK’së dhe NISMA’s janë në një ligë më poshtë se ata të PDK’së. Dhe, përgjigja më shumë filozofike ka ardhur nga një anëtar i LDK’së.
Bardhyl Meta ka thënë se prej hajnisë nuk janë imun asnjë parti, lëvizje apo sekt.

Ky ish-kandidat i LDK’së për deputet nuk ka marrë guximin të përmend as emrin e Lëvizjes Vetëvendosje e as të Albin Kurtit.

Lexojeni të plotë reagimin

"Albin Kurti: Në PDK janë hajnat e superligës, ndërkaq në LAN hajnat e ligës së dytë"!

Komenti im: "Hajnat, kriminelët, horongopat, zhvatësit, plaçkitësit e pasurisë kombëtare e parasë publike, si dhe e gjithë kleptokracia - s'ndahen në liga, parti e tarafe - dhe as komentohen e analizohen: Ata thjesht "diagnostifikohen"!

- Dhe natyrisht, gjykohen! Ashpër...!

p.s. Nga Hajnat, kriminelët, horongopat, zhvatësit, plaçkitësit e pasurisë kombëtare e parasë publike - s'është imune asnjë bashkësi - as bashkësi etnike, as fetare, as shoqërore, as partiake, as Lëvizje e s'është imune as kurfare sekte...!!!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat