PK-ja: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme

PK-ja: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 10:46

Bora që ka filluar të bie gjatë natës, ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion, por zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për “Radio Kosovën” se nuk është evidentuar shtim i aksidenteve për shkak të motit.

Ai ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve klimatike që të evitohen aksidenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat