Remi citon Faik Konicën

Lajme

Remi citon Faik Konicën

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 09:33

Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka gjetur kohë që të citoj edhe disa paragrafe të shkrimtarit të madh shqiptar, Faik Konicës.
Remi, duke cituar Konicën, ka shkruar për individualizimin në përgjithësi që po ndodh tek shqiptarët.
“Sa herë që në të kaluarën është pushtuar Shqipëria, kjo ka ndodhur sepse ka munguar një qëndresë e bashkërenduar”, ka shkruar ai.
Ja postimi origjinal në facebok:

“Sa rend eshte kur gjejmi se ne ende kemi mbetur tek individualizmi. Secili deshiron te marre pjese personalisht ne majet e pushtetit... E di tani po mesohemi!!

Faik Konica
Individualizmi
Për shkak se shqiptari gjithmonë ka dashur të marrë pjesë personalisht, drejtpërdrejt në diskutimin e çështjeve të të gjithë shoqërisë, ideja e tij për qeverinë nuk i ka kapërcyer kufijtë e qytetit apo të malit të tij.

Dhe kur, nevoja kombëtare kërkonte unitet, vetëm pas bisedimesh pa fund arrihej të merreshin masat e përbashkëta, ndonjëherë tepër vonë. Sa herë që në të kaluarën është pushtuar Shqipëria, kjo ka ndodhur sepse ka munguar një qëndresë e bashkërenduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat