Ulpianë, zbulime që vërtetojnë se vendi ishte i banuar nga ilirë

Lajme

Ulpianë, zbulime që vërtetojnë se vendi ishte i banuar nga ilirë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 22:19

Për herë të parë në Ulpianën antike u gjetën dy varre me djegie. Brenda tyre janë gjetur edhe stoli, armë dhe enë të qeramikës.
Arkeologët thonë se tashmë është vërtetuar se ky vend është banuar nga ilirët që në shekullin e parë të epokës sonë.

"Kjo jep dëshmi të sigurta se Ulpiana ka qenë e banuar në shekullin e parë të epokës sonë dhe deri më thani nuk kemi pasur dëshmi të sigurta për jetesën në shekullin e parë", tha Haxhi Mehmetaj, arkeolog.

Për enët dhe kupën e gjetur në varr arkeologu mendon se ilirët besonin në jetën pas vdekjes duke ndërruar vetëm formë dhe ena u ka shërbyer për ushqim ndërkaq kupa për pije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat