Hoxhaj udhëton në Serbi (Video)

Lajme

Hoxhaj udhëton në Serbi (Video)

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:22

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë të enjten në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera.

Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Hoxhja ka deklaruar se kjo është vizita e parë e tij si ministër dhe se kjo vizitë ka për qëllim normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ime në Serbi është vizita e parë e një ministri të jashtëm të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj vizite është që të marrë pjesë në një konferencë në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ne do të diskutojmë për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit ekonomik. Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat