Tërnava ofron përkrahje për EULEX-in

Lajme

Tërnava ofron përkrahje për EULEX-in

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 17:13

Myftiu Kosovës, Naim Tërnava priti sot në selinë e BIK në takim njohës shefin e ri të EULEX-it ambasadorin Gabriele Meucci.
Myftiu Tërnava i shprehi mirëseardhje shefit të EULEX-it në Kosovë, duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi gjatë misionit të tij në krye të EULEX-it, njofton BIK.

"Bashkësia islame e Kosovës mbështet misionin e EULEX-it në Kosovë, i cili garanton e ofron më shumë siguri në zbatimin e rendit dhe ligjit. Ne mbesim të përkushtuar si bashkësi që të kontribuojmë në afrimin e komuniteteve dhe në kultivimin, si edhe deri tash, të tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndër etnik", tha myftiu Tërnava

Shefi i i ri i EULEX-it Meucci, tha se është i impresionuar me organizmin e komuniteteve myslimane në Ballkan, ku është i përfaqësuar nga myslimanët autokton të Ballkanit perëndimor, gjegjësisht të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat