Vucic: Pres që vizita e Ramës të shkojë mirë dhe të jetë frytëdhënëse

Lajme

Vucic: Pres që vizita e Ramës të shkojë mirë dhe të jetë frytëdhënëse

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 16:06

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se pret që vizita e Edi Ramës të shkojë mirë dhe të jetë frytdhënëse. Ndërkohë duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve rreth pjesëmarrjes së Ramës në një ‘miting politik’ në Preshevë, Vucic ka thënë se ‘do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo’.
Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka thënë se pret që vizita e Edi Ramës të kalojë mirë dhe të jetë frytëdhëenëse. Ai ka theksuar se Rama nuk ka kërkuar që të jetë pjesë e një mitingu politik në Preshevë.

Sipas tij, me vendimin për shtyrjen e vizitës së Ramës janë mbrojtur interesat e Serbisë.

“ I kemi mbrojtur interesat duke thënë se nuk mund të vini në Beograd të flisni cfarë doni dhe të bëni cfarë doni pasi provokuat incidente” ka thënë ai.

Kryeministri i Serbisë është pyetur edhe për shkrimet në media se Rama ka kërkuar që të mbahet një miting në Preshevë , ai ka kontestuar këto shkrime duke thënë se do ‘të shohim se çfarë do të dalë nga kjo’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat