Thaçi: Takimi Rama-Vucic, me efekt të qartë për stabilitetin në rajon

Lajme

Thaçi: Takimi Rama-Vucic, me efekt të qartë për stabilitetin në rajon

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 14:48

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, përkatësisht shkuarja e atij shqiptar në Beograd, do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“E vlerësojmë edhe gatishmërinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë z. Rama dhe atij të Serbisë, z. Vuçiq që të ndodh takimi mes dy kryeministrave të dy shteteve, që nuk do të kishte efekt vetëm për këto dy vende, por do të kishte një efekt të qartë për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe për të ardhmen euroatlantike të gjithë rajonit”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të luaj rolin e saj aktiv, dinamik, pozitiv dhe bashkëpunues me të gjitha vendet e rajonit, gjithmonë në frymën euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat