Nëse do të ketë zgjedhje të reja mund të jenë gati për 30 ditë

Lajme

Nëse do të ketë zgjedhje të reja mund të jenë gati për 30 ditë

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:02

Kryetarja e komisionit qendror të zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka është shprehur se nëse do të ketë zgjedhej të jashtëzakonshme në vend, cdo gjë mund të përgatitet për 30 ditë. Por nëse kjo do të vendoset atëherë shpallja për mbajtjen e tyre duhet të bëhet sa më shpejt.

Panot e zgjedhjeve të 8 qershorit, ende kanë mbetur në zyret e KQZ-së

E ato ndoshta duhet të punohen të reja, nëse politikanët nuk gjejnë zgjidhje për të dal nga ngërçi politik.

Kostoja e tyre dhe shpenzimet e tjera për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme do t’i kushtojnë goxha shumë buxhetit të shtetit.

Zgjedhjet sipas Dakës, mund të bëhen gati, nga 30 deri në 45 ditë varesisht nga data e shpalljes.

Por, Daka rekomandon që të mos vonohen me shpalljen e tyre.

Nëse nuk mbahen deri në mes të dhjetorit më pas e rrezikojnë edhe funksionimin e shtetit.

Përpos shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme i bëjnë telashe edhe vetë komisionit

Organizimi i zgjedhjeve të 8 qershorit mori notë pozitive edhe në Raport Progresin për Kosovën, të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat