Ramadani: S’ka kompromis

Lajme

Ramadani: S’ka kompromis

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:07

Sekretari i përgjithshëm i AAK’së Burim Ramadani ka thënë se institucionet e Kosovës do të formohen nga koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV.
Ai ka vlerësuar se këtë proces do ta përshpejtonte reflektimi i PDK’së për t’u liruar rrugë formimit të institucioneve.

Në këtë kontekst, Ramadani ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo kompromisi me PDK’në.

Sipas tij, çështja e zgjedhjeve të reja apo opsionet e tjera varen plotësisht nga shumica parlamentare.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i partive shqiptare dha ai me komunitetet joshumicë është ngjarja më e rëndësishme politike që i ka ndodhur Kosovës gjatë këtyre viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat