Lepaja: Ibrahim Rugova bëri kompromis me PDK-në, mos me kallë Kosovën! (Video)

Lajme

Lepaja: Ibrahim Rugova bëri kompromis me PDK-në, mos me kallë Kosovën! (Video)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:33

Analisti Fadil Lepaja, ka thënë se, edhe pse lDK-ja dikur i fitonte edhe 60 për qind të votave në zgjedhje, “Dr. Ibrahim Rugova çdo herë ka bërë kompromis vetëm për mos me kallë Kosovën”.
Lepaja thotë se ish-lideri i LDK-së dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë një njeri shumë i përgjegjshëm dhe atdhetar i jashtëzakonshëm.

“Rugova ka qenë në gjendje të heq dorë nga pushteti vetëm që të mos e rrezikojë vendin. Mendoj se edhe zoti Thaçi, i cili pati shkuar dhe u pat përkulur te varri i presidentit Rugova, duhet ta bëjë të njëjtën gjë, sepse nuk e ka besimin e qytetarëve”, tha Lepaja, për First Channel.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk e ka të drejtën që ta zgjedh kryeparlamentarin.

Lepaja gjithashtu ka thënë se vendi nuk mund të ecë përpara me Partinë Islamiste, Partinë e Drejtësisë, pra me ata që mundohen dhe duan t’i fusin ligjet e sheriatit në Kushtetutë.

Lepaja ka akuzuar PDK-në se po abuzon edhe po keqpërdorë normat ligjore.

“Partia Demokratike dhe koalicioni i saj i çuditshëm, i përzierjeve të ideologjive dhe koncepteve, duhet t’i ndërprejë të gjitha lojërat formale, të gjitha lojërat me ligjin, gjithë keqpërdorimin e normave ligjore dhe ta respektojë vullnetin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një shumicë parlamentare, e cila mund ta formojë një qeveri stabile. Përndryshe në zgjedhjet e ardhshme PDK do të penalizohet, do të ndëshkohet nga vota e qytetarëve”, ka thënë Lepaja në emisionin "Katror" të First Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat