Nuk ju dhezi! Korenica: Minoritetet i kryen shërbim “Bllokut”

Lajme

Nuk ju dhezi! Korenica: Minoritetet i kryen shërbim “Bllokut”

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:24

Fisnik Korenica, ekspert ligjor dhe kushtetues, ka thënë gjatë emisionit të lajmeve të RTV 21 se dërgimi i kërkesës nga ana e deputetëve të minoriteteve tek Presidentja e Kosovës, Atiifete Jahjaga që ajo ti drejtohet kushtetueses ka qenë një shfrytëzim që Blloku ju ka bërë atyre.
“Dërgimi i kërkesës nga minoritetet ka qenë një shërbim që ata janë kanë bërë Bllokut, i cili nuk ka dashur që këtë kërkesë ta dërgoj vet”, tha Korenica për RTV 21, ndërsa transmeton Gazeta Blic.
Shërbimi megjithatë nuk doli efektiv. Jahjaga përmes një letre sot njoftoi se nuk do ta përcjellë këtë kërkesë te Gjykata Kushtetuese

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat