Zafir Berisha: Blloku e ka në ‘pazar’ postin e Presidentes Jahjaga

Lajme

Zafir Berisha: Blloku e ka në ‘pazar’ postin e Presidentes Jahjaga

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 21:12

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka akuzuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjagën për lojën e valles së liderit të PDK-së, Hashim Thaçit. Sipas tij, Jahjaga nuk po vepron për të zgjidhu ngërçin politik,pasi që pozita e saj është “në pazar të Bllokut”.
“Zonja Jahjaga, se je në valle të Hashimit kjo s’do koment, sepse edhe ju jeni nga ata shqiptar që ‘vdesin për karrige, dhe e din mirë se ‘Blloku’ e ka në pazar edhe pozitën tuaj, dhe sa e njohë Hashimin, ai hiq nuk përton me premtu pozita edhe nuk skuqet pse nuk del si premton”, shkruan Berisha në Facebook. Ai po ashtu ka bërë krahasimin e përgjigjes së Jahjagës, dërgur minoriteteve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues, rreth zgjidhjes së ngërçit politik,transmeton PrizrenPress.
Krahasimet e Berishës
“Zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës,, thuhet në përgjigjen e presidentes Jahjaga.
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ndër tjerash thotë
Neni 70 [Mandati i Deputetëve] 1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
Enver Hasani thotë ,, PDK dhe vetëm PDK,,
Atëher kush ka dretë Kushtetuta me nenin 70/1 apo Enveri që i detyron deputetën si të votojn, meq rast do të shkelnin nenin 70/1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat