Kasapi serb që masakroi shqiptarët do ta vuaj dënimin në Gjermani

Lajme

Kasapi serb që masakroi shqiptarët do ta vuaj dënimin në Gjermani

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:50

Ish gjenerali serb i MUP-it, Vlastimir Xhorxheviq, i cili në Tribunalin e Hagës është dënuar me 18 vjet burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve në vitin 1999, do ta vuaj dënimin në Gjermani, ka njoftuar sot Tribunali i Hagës.
Në njoftimin e nënshkruar nga kryetari Teodor Meron, thuhet se Xhorxheviq do të mbetet në Hagë derisa të bartet në Gjermani.
Xhorxheviq në vitin 2011 ishte dënuar fillimisht me 27 vjet burg, por pas ankesës, dënimi i ishte zbritur në 18 vjet.
Ai është dënuar për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve në vitin 1999.
Xhorxheviq është arrestuar në vitin 2007 në Budva të Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat