Bashkësia Islame viziton Manastirin e Deçanit pas incidentit me grafite

Lajme

Bashkësia Islame viziton Manastirin e Deçanit pas incidentit me grafite

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:43

Për vizitën ka njoftuar prifti Sava Janjic në Twitter. “Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës me Kryeimamin Sabri Bajgora vizituan Manastirin e Deçanit, shfaqën solidaritet” ka shkruar Janjic.
Para disa ditësh në muret e objekteve ndihmëse të manastirit të Deçanit ishin shkruar grafite si “Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen),"ISIS" (Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit), “UÇK”, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) “AKSH”, (Armata Kombëtare Shqiptare dhe disa mbishkrime ne gjuhen arabe. Këto akte ishin dënuar nga institucionet e vendit dhe përfaqësitë diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat