"Shqiptarët i meritojnë 3 pikët, u tallën me ne në mes të Beogradit"

Lajme

"Shqiptarët i meritojnë 3 pikët, u tallën me ne në mes të Beogradit"

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:35

Rockeri nacionalist serb, Bora Djordjeviç ka ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri në prag të vendimit që pritet të marrë më 23 tetor.

"Unë mendoj se Shqipërisë duhet t'i jepen tre pikë, sepse u tallën me ne në mes të Beogradit. Ata ishin të pacipë dhe të guximshëm për ta bërë këtë. Duhet të arrestohen dhe dënohen pjesëtarët e sigurimit tonë, të cilët lejuan të ndodh e gjithë kjo", është shprehur Djordjeviç.

Gjithashtu, rovkeri, të cilin analisti serb Petar Lukoviç e ka quajtur shlivovicë-çetniku, pyeti se si do të përfundonte incidenti nëse do të kishte ndodhur në Shqipëri.

"Çfarë do të kishte ndodhur, nëse dikush në Tiranë do të valonte flamurin e Serbisë së Madhe? Përsëri do të na bombardonin e do na hidhnin granata. Kështu, serbët sërish do të fajësoheshin, se ne jemi mësuar me standardeve të dyfishta", vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat