Gjuha shqipe, ama e shumicës së gjuhëve të lashta evropiane

Lajme

Gjuha shqipe, ama e shumicës së gjuhëve të lashta evropiane

Nga: Luftulla PEZA Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:31

Jemi bërë gazi i botës, ashtu si disa historianë sllavomaqedonas dhe historianë grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që me plot gojën mund të themi se janë bërë bajat. Disa historianë sllavomaqedonas mundohen me zell të madh ta paraqesin Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, prijës sllavomaqedonas, megjithëse dihet që Aleksandri i Madh ka jetuar rreth viteve 300 p.e.s. në Maqedoninë e lashtë dhe me 25.000 shqiptarë (maqedonë, ilirë, epirot, dardanë) pushtojë gjithë botën e njohur në atë kohë.
Në këtë linjë disa mbishkrime të lashta të mijëvjeçarit 5 p.e.s. disa gjuhëtarë sllavomaqedonas i paraqesin të shkruara në gjuhën e tyre. Dihet se sllavët në Ballkan kanë ardhë gjatë shek. 6. Në këtë garë të marrë nuk ngelen prapa edhe disa studiuesit grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që mbishkrimin Dispilio të mijëvjeçarit 6 p.e.s. e trajtojnë që i përket grekëve të lashtë!
Edhe gjetja e verës së parë europiane në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. në gërmimet arkeologjike në territorin e Thrakës, ata ia atribuojnë grekëve të lashtë, megjithëse është vërtetuar plotësisht se grekët kanë ardhë në truallin ku jetojnë sot gjatë shekullit 6 p.e.s.. Në këtë rendje dritëshkurtër janë përfshirë edhe disa gjuhëtarë dhe historianë shqiptar. Ata injorojnë studimet shkencore mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe nga kohët më të lashta dhe kanë vërë kufirin e saj deri tek “Formula e Pagëzimit”, sepse kështu e thotë standardi.

Gjuhëtarët dhe shteti ynë nuk interesohet për lashtësinë e gjuhës

Edhe trojanët, maqedonasit e lashtë dhe Aleksandrin e Madh nuk i pranojnë për shqiptarë !!!
Shihet qartë, që një palë sajojnë dhe shtrembërojnë faktet për ti atribuuar vendit të vet atë që se
meriton, ndërsa tek ne mohohen faktet historike, duke shkelur disiplinën e punës shkencore dhe për pasojë humbasim shumë si për gjuhën tonë ashtu edhe për historinë. Është e habitshme gjuhëtarët dhe shteti ynë nuk interesohet për lashtësinë e gjuhës dhe të historisë së popullit të vet!!!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat