Tash e tutje, iu vjen SMS-i: Letërnjoftimi/Pasaporta është gati!

Lajme

Tash e tutje, iu vjen SMS-i: Letërnjoftimi/Pasaporta është gati!

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:44

Ministria e Punëve të Brendshme, duke u bazuar në vendimin nr.03/87 të datës 21.10.2014, do të filloj njoftimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes sms, apo emaill-adresave, për të shkuar në QKRC-të në të gjitha komunat e Kosovës për të tërhequr, letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.
Qytetarët, me rastin e aplikimit për letërnjoftim ose pasaportë, duhet të japin te zyrtarët e MPB-së, numrin e telefonit apo emaill- adresën për ta pranuar këtë njoftim.

Qytetarët do të njoftohen që dokument i tij/saj është gati dhe mund ta tërheqë në qendrën e aplikimit.

“Po ashtu qytetarët do të njoftohen nëse ka ndonjë problem teknik me të dhëna dhe duhet të lajmërohen në qendrën e aplikimit për dokumente për t’i kompletuar të dhënat e kërkuara. Me këtë shërbim për qytetarët e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, është duke ngritë efikasitetin e punës në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat