Pas shujtave, së shpejti fillon vendosja e dollapëve nëpër shkolla

Lajme

Pas shujtave, së shpejti fillon vendosja e dollapëve nëpër shkolla

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:32

Pas realizimit të projektit të shujtave për nxënësit e shkollave fillore, të klasave I-V, së shpejti do të përmbushet edhe zotimi tjetër i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pas nënshkrimit të kontratës për “Furnizimin dhe montimin e dollapëve për ciklet e ulëta të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës”, do të nisë edhe vendosja e dollapëve në shkollat e kryeqytetit.

Ky projekt llogaritet të përfundojë para fillimit të gjysmës së dytë të këtij viti shkollor, ndërsa kontrata është nënshkruar me kompaninë N.T.P “Duglas” nga Besiana.

Origjina e dollapëve do të jetë sipas Kodit të Doganave të Bashkësisë Evropiane, ose sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi.

Ky projekt realizohet me qëllim të lehtësimit të çantave të fëmijëve të cikleve të ulëta mësimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat