Halimi: Pozita e shqiptarëve në Serbi më e keqe se përpara

Lajme

Halimi: Pozita e shqiptarëve në Serbi më e keqe se përpara

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 14:42

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në kuadrin e pyetjeve të deputetëve në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, pyeti Qeverinë se çfarë ka ndërmarrë për të penguar shkatërrimin e pronave dhe kanosjen e jetëve të shqiptarëve në këtë vend.

Halimi pyeti Qeverinë se a do të ketë kompensim për pronarët e dëmtuar gjatë këtyre sulmeve që ndodhën pas ndeshjes futbollistike Serbi-Shqipëri.

“Pas ndeshjes futbollistike midis Serbisë e Shqipërisë, sikundër edhe në vitin 2008, kanë ndodhur sulme të rënda mbi shqiptarët dhe pronat e tyre. Shtroj pyetjen se çfarë është ndërmarrë për të penguar këto dhe kërkoj nga qeveria të sigurojë raport mbi masat e ndërmarra rreth kompensimit të dëmeve si dhe në aspektin e ndëshkimit të autorëve përgjegjës”, ka thënë Halimi, raportojnë mediat serbe.

Ai ka vlerësuar se pozita e shqiptarëve (në Serbi) sot është më e keqe se përpara dhe ka rikujtuar se në Preshevë është hequr Gjykata Themelore dhe se Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve i është ulur financimi për 30 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat