Haradinaj: Opsion mbesin edhe zgjedhjet

Lajme

Haradinaj: Opsion mbesin edhe zgjedhjet

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:41

Nëse presidentja Atifete Jahjaga nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe njëherë për sqarime të pikës 127, e nëse kjo e fundit ia hedh poshtë këtë kërkesë, atëherë sipas deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, opsion mbesin edhe zgjedhjet.

“Nuk ka lëvizje. Të gjithë janë unikë dhe po presin. Si opsion tjetër do të mbesin zgjedhjet edhe pse partitë politike po shihet se nuk janë të gatshme për zgjedhje.

Pra mendoj se zgjedhjet do të jenë një opsion i hapur”, ka thënë Hardinaj për televizionin “Rrokum”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat