Riaktivizohen grupet punuese të Bllokut

Lajme

Riaktivizohen grupet punuese të Bllokut

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:23

Liderët e bllokut LAN-VV, për dallim nga ditët e tjera, sot nuk kanë mbajtur takim.

Por, Blloku po zhvillon sot një takim në kuadër të grupeve punuese, ku do të diskutohet për hapat e mëtejshëm.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Indeksonline, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i cili ka thënë se në këtë takim do të flitet për një sërë temash.

“Jo, nuk ka takim të Bllokut, vetëm takime të grupeve punuese”, ka thënë shkurt Gjini.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar dje për media se Blloku do të angazhohet gjatë kësaj jave për veprimet e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat