Dy ministra të Shqipërisë shkojnë në Beograd, pjesëmarrja e Kosovës e pasigurt

Lajme

Dy ministra të Shqipërisë shkojnë në Beograd, pjesëmarrja e Kosovës e pasigurt

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 12:53

Dy ministra të Qeverisë së Shqipërisë do të marrin pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm dhe të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, më 23 tetor në Beograd, ndërsa pjesëmarrja e ministrave të Kosovës është e pasigurt, shkruajnë mediat serbe.
Gazeta, pohon se nuk ka marrë sqarime se për ç’arsye është rasti i tillë, duke shtuar se konfirmim për pjesëmarrje nuk ka marrë as nga institucionet e Kosovës.

Më herët shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se në këtë konferencë “do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Kosovës, dhe për këtë arsye konferenca do të mbahet në formatin gimnih”.

Ministria e Jashtme e Kosovës dy ditë më parë i tha Koha.net se ministri Enver Hoxhaj kishte marrë ftesën për këtë konferencë.

“Mund ta konfirmoj se ministri Hoxhaj ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, më 23 tetor, me përfaqësim të barabartë sikurse homologët e tjerë nga rajoni”, i tha Koha.net dy ditë më parë këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat