Si e “theu” Enver Hasani Bllokun LVAN!?

Lajme

Si e “theu” Enver Hasani Bllokun LVAN!?

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:20

Koalicioni i partive, LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje ishte shumë i vendosur që Isa Mustafën ta rizgjedh në krye të Kuvendit. Madje, LVAN e kishte përgatitur deri në detaje planin se si do ta zgjedhnin kryetarin e LDK-së në krye të institucionit më të lartë qeverisës në vend.
“Plani ynë ka qenë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Flora Brovinës dhe për zëvendësimin e saj. Pastaj, duke u thirrur në pikën 126 dhe 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të zgjedhnim Isa Mustafën kryetar të Kuvendit, mirëpo dy deklaratat e Enver Hasanit kanë bërë që Blloku të mos veproj”, ka thënë një burim brenda Koalicionit LVAN.
Ky burim ka qartësuar se si dy deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani kanë bërë që Blloku të mos veproj në zgjedhjen e Isa Mustafës dhe të kërkoj rrugë të tjera, të cilët duket se kanë komplikuar tërë situatën.
Para disa javësh Enver Hasani, kishte dhënë një deklaratë ku kishte thënë se vetëm PDK-së i takon e drejta që të propozojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Sipas Hasanit, as pika 127 nuk i jep të drejtë Bllokut që të zgjedh kryetarin e Kuvendit.
Ndërkaq, në një ligjëratë që e kishte mbajtur Hasani, kishte deklaruar se kryesuesja e seancës, si deputetja më e vjetër, në këtë rast Flora Brovina nuk mund të shkarkohet e të zëvendësohet, për faktin se sipas tij, kjo pozitë i takon automatikisht.
Veprimi i Flora Brovinës ishte përgëzuar nga Gjykata Kushtetuese edhe në aktgjykim, se ajo kishte vepruar konform Rregullorës së Punës së Kuvendit.
Sipas këtyre burimeve të Gazeta Blic, këto deklarata kanë bërë që Blloku LVAN të mos rrezikoj fare në zgjedhjen e Isa Mustafës dhe të kërkoj sqarime shtesë.
Të hënën deputetët minoritarë i janë drejtuar me një letër presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga që të sqarojë se cka parasheh pika 127 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nëse Jahjaga nuk do të përgjigjet, atëherë Blloku LVAN do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime shtesë. Mirëpo, disa medie kanë paralajmëruar se kësaj radhe Gjykata Kushtetuese nuk do të khej më përgjigje.
Nga presidenca e Kosovës kanë thënë se më nuk do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësi i Jahjagës, Arber Vllahiu i ka thënë dje Gazetës Blic se partitë sa më parë duhet të gjejnë zgjidhje, ngase sipas tij, më Kosova nuk ka kohë për të humbur.
E i nominuari nga LVAN për kryeministër, Ramush Haradinaj ka akuzuar të hënën PDK-në për diktaturë.
Tash e pesë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve Kosova vazhdon të jetë pa institucione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat