Pushojnë hetimet kundër ish-këshilltarit të Limajt për njërin rast të korrupsionit

Lajme

Pushojnë hetimet kundër ish-këshilltarit të Limajt për njërin rast të korrupsionit

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:07

Kanë pushuar hetimet kundër ish-këshilltarit të Fatmir Limajt, Endrit Shalës për njërin rast të korrupsionit. Ai ishte nën hetime bashkë me ish-shefin e tij në MTPT, Fatmir Limaj duke u hetuar në të dy rastet e korrupsionit që lidhen me tender të kësaj ministrie.
Pushimin e hetimeve e ka konfirmuar Arianit koci, avokat i Shalës.

“Në veprimet e klientit tim, isha i sigurt që nuk ka elemente të veprave penale për të cilat është dyshuar. Hetimi i Prokurorisë Speciale e ka vërtetuar këtë. Ndaj klientit tim janë pushuar hetimet. Ai është akuzuar për krim të organizuar, lidhja e kontratës së dëmshme, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës dhe marrje e ryshfetit”, ka thënë Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat