Lubonja: Shqiptarët do marrin dënimin e merituar, flamuri i ngritur në Beograd, s’ishte flamuri shqiptar

Lajme

Lubonja: Shqiptarët do marrin dënimin e merituar, flamuri i ngritur në Beograd, s’ishte flamuri shqiptar

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:52

Fatos Lubonja vazhdon që të provokojë shqiptarët me komentet e tij.

Edhe pse shqiptarët kanë qenë viktima të dhunës serbe në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ai thotë se ata do të marrin dënimin e merituar nga Europa, së bashku me serbët.

Ai i barazon si serbët, ashtu edhe shqiptarët për nacionalizëm, ndërsa flamurin e ngritur në Beograd, e cilëson provokues.

Për më tepër, thotë se ai flamuri nuk përfaqëson Shqipërinë.

“Nuk e kam aq shumë me ata mendjendritur që kishin përgatitur kundërpërgigjen me atë flamur-hartë të Shqipërisë së Madhe, pa menduar asnjë çast se kjo mund të ndizte një valë antishqiptare në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi dhe do të na vinte në pozitë të vështirë përpara Europës, paçka se është tejet e ekzagjeruar të thuash se kjo synonte të destabilizonte rajonin.

E kam me ata shqiptarë që ndërtojnë opinionin që këtë hartë e quajtën vazhdimisht “flamur shqiptar” dhe që mbrojtjen e saj nga futbollistët tanë e festuan si akt heroik, si fitoren e ndeshjes.

E kam me ata politikanë, gazetarë e persona publikë që u shkrinë me pasionin e tifozerisë patriotike dhe që nuk guxuan të thonë se ky ishte një akt i dënueshëm.

E kam edhe me ata që nuk lanë gjë pa thënë për ata europianë që nuk u shprehën ashtu si donin ata të shpreheshin për këtë akt duke iu kthyer edhe një herë shprehjeve të rrënjosura “Europa kurvë” e ku di unë”, shkruan ai për “Panorama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat