Daçiçi shkon për t’i thënë lamtumirë Ashton-it, shqiptarët?

Lajme

Daçiçi shkon për t’i thënë lamtumirë Ashton-it, shqiptarët?

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:42

Përfaqësuesja e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton do të takohet në Bruksel me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç ka thënë ajo për lamtumirën e saj.

Ajo do të lë postin më 3 nëntor, dhe nuk dihet nëse deri atëherë do të ketë një takim lamtumire edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ashton u tha gazetarëve se Daçiç shkon atje për t’i thënë lamtumirë, pasi ajo më 3 nëntor lë postin e shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, të cilin e trashëgon shefja aktuale e diplomacisë italiane Federico Mogerini.

Ashton tha se është e sigurt se Federico Mogerini do të vazhdojë të punojë me Beogradin dhe Prishtinën.

Një nga sukseset më të mëdha të karrierës së Ashton në krye të politikës së jashtme të BE-së, kanë qenë negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat janë kurorëzuar me marrëveshjen e 19 prillit të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Ashton bashkë me Thaçin e Daçiqin pikërisht për këtë marrëveshje u dominuan për çmimin Nobel për Paqe.

Ndërsa, ministri serb Daçiq tha se po shkon te Ashton për të diskutuar për konferencën e 23 tetorit në Beograd ku është planifikuar të takohen ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë nga Komisioni Evropian.

Daçiq tha se çështja qendrore e vizitës së tij nesër do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit të mirë me BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat