Kosova në Bolonjë, në nëntor të këtij viti

Lajme

Kosova në Bolonjë, në nëntor të këtij viti

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:27

Kosova ka vite që në sistemin e arsimit të lartë po i zbaton kriteret dhe standardet e Procesit të Bolonjës, ndonëse vendi ende nuk është anëtar i këtij procesi.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se kjo është më shumë çështje politike sesa e zbatueshmërisë së kritereve.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, thotë se Ministria e Arsimit tashmë është në përfundim e sipër të kompletimit të të gjitha dokumenteve për anëtarësim në procesin e Bolonjës.

Ajo tha se Ministria e Arsimit do t’i dërgojë këto dokumente në Bolonjë gjatë datës 28 të këtij muaji.

“Është themeluar grupi. Një vit është punuar në përgatitjen e Ministrisë së Arsimit për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Tani jemi në fazën finale të përgatitjes për aplikim”, thotë ajo.

Ndërkaq Kosova ka aplikuar dy herë për t’u bërë pjesë e këtij procesi, por është refuzuar për arsye se nuk ishte ende shtet i pavarur.

Ndërkohë tashmë MASHT-i ka themeluar grupin për përgatitjen e aplikimit në Bolonjë, ku pritet që kjo të bëhet në nëntor të këtij viti. Kështu, këtë vit Kosova pritet të aplikojë për anëtarësim në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat