Martinsen:Shqiptarët dështuan në përzgjedhjen e politikanëve

Lajme

Martinsen:Shqiptarët dështuan në përzgjedhjen e politikanëve

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:14

Mbarimi i luftës së fundit në Kosovë do të duhej të rezultonte me krijimin e një shteti demokratik. Por, sipas Josef Martinsenit, Kosova ka dështuar në këtë tentativë.

Fajin ia lë popullit, që “nuk ka bërë zgjedhjen e duhur të udhëheqësve politikë”, por një pjesë të fajit ua lë edhe ndërkombëtarëve.

Këto deklarata ai i bëri të hënën, në ligjëratën që ka mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me temën “Trilogjia e Kosovës 1998-1999”. Me këtë rast Martinsen, i cili prej korrikut të vitit 1999 deri në mars të vitit 2000 ka punuar si koordinator i UNHCR-it dhe Ndihma e Kishës Norvegjeze në programin e emergjencave “Nxjerrja e trupave nga puset në Kosovë” , prezantoi edhe punën e tij për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat