Blloku shfrytëzon 'kartën e fundit'

Lajme

Blloku shfrytëzon 'kartën e fundit'

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:07

Sqarimi i nenit 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit, mund të jetë vendimtar për fatin e rishikimit të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes.
Blloku i këtyre partive, ka shfrytëzuar një kartë rezervë, duke i inkurajuar minoritetet që të kërkojnë, qoftë vet apo përmes presidentes sqarime rreth nenit 127 të aktgjykimit të Kushtetueses.

Ky nen, kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për kryetarin e Kuvendit. Në këtë nen, blloku po shpreson se e ka fituar të drejtën që krahas PDK-së, e cila nuk po gjen mbështetje në Kuvend për kandidatin e saj, të propozojë si bllok kandidatin Isa Mustafa për postin e kryetarit të Kuvendit.

Por, meqë më 17 korrik, ky bllok kishte dështuar, pasi që Kushtetuesja e kishte shpallur antikushtetuese zgjedhjen e Mustafës, tani po kërkon që në rastin e dytë ta ketë paraprakisht interpretimin final të Gjykatës Kushtetuese. Në LDK, burime shumë të larta në poste në këtë parti, kanë thënë për Tribuna se Isa Mustafa nuk do të hyjë më në garën e zgjedhjes për kryetar Kuvendi, pa një aktgjykim të qartë të Kushtetueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat