Këshilltari i Hashim Thaçit: Blloku e ka kuptuar se pa PDK nuk formohen institucionet

Lajme

Këshilltari i Hashim Thaçit: Blloku e ka kuptuar se pa PDK nuk formohen institucionet

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 08:04

Këshilltari politik i kryeministrit Hashim Thaçi, Ardi Nurellari, i ka vlerësuar si hapa pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit politik takimet joformale në mes Thaçit, Mustafës dhe Haradinajt.

Ai ka deklaruar se partitë e bllokut e kanë kuptuar se pa PDK’në nuk mund të formohen institucionet e reja.

Nurellari ka bërë me dije se lideri i PDK’së më shumë preferon zgjidhjen sesa zgjedhjet e reja për tejkalimin e këtij ngeci.

“Mendoj se Thaçi preferon një zgjidhje, sepse vonesa e shkaktuar deri tani padyshim se ka kosto për Kosovën dhe zgjedhjet e reja do ta zvarritin formimin e institucioneve më shumë sesa vendi ka nevojë ose leverdi”, ka thënë ai për Epokën e Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat