Blloku i sheh si opsion edhe zgjedhjet (Video)

Lajme

Blloku i sheh si opsion edhe zgjedhjet (Video)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 00:18

Nëse Presidentja Atifete Jahjaga nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe një herë për sqarime të pikës 127, e nëse kjo e fundit ia hedh poshtë këtë kërkesë, atëherë, opsioni i vetëm në tavolinën e bllokut, janë zgjedhjet. Kështu i ka thënë Televizionit Rrokum, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se ata janë të vetëdijshëm që Gjykata Kushtetuese nuk i interpreton vendimet e veta, por sipas tij, duhet sqaruar pika 127 se si deputetët munden të gjejnë zgjidhjen.
Zemaj nuk e ka mohuar as mundësinë që një ditë të ulen e të bisedojnë me Partinë Demokratike, por e udhës kishte me qenë që kjo të bëhet në Kuvend.
Po ashtu, si Haradinaj, edhe Zemaj ka mohu se mbi liderët e bllokut po bëhet presion për rishikimin e marrëveshjes ndërmjet tyre, dhe me hy në bashkëqeverisje me PDK-në.


BLLOKU, OPSION EDHE ZGJEDHJET by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat