Reagon Selimi: Çfarë problemi ka Halil Matoshi me shqiptarët?

Lajme

Reagon Selimi: Çfarë problemi ka Halil Matoshi me shqiptarët?

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 23:07

Rexhep Selimi thotë se Halil Matoshi nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët.
Në një postim në Facebook, Selimi lë të kuptohet, se për të, Halil Matoshi nuk është shqiptar.

Mesazhi i plotë:

Duke e percjellur Shqip-in ne Top Channel, dy veta s'po i kuptoj; s'po e kuptoj "kombetarin kosovar" Halil Matoshin se pse i ka kaq problem Shqiperinë dhe shqiptarët dhe poashtu s'po e kuptoj Rudinën dhe mediat e Shqiperisë se pse e ftojne një njeri qe ska te bejë asgjë me shqiptarët e Kosovës dhe opninonin e gjëre këtu. Mediat e Shqiperisë duhet ta dijne se Halili nuk i perfaqeson shqiptaret e Kosovës e as opninonin e tyre.

Uroj që bashkëkombasit tanë te mos mendojnë që ne shqiptarët e Kosovës jemi dhe mendojne si mendon ai që padrejtësisht po duket që prezanton Kosovën te Shqip-i.

p. s.

Këtë postim e bëra për ata qe po e shohin Shqip-in te Rudina Gjunga e jo për faktin se vlerësoj apo jo te H.M.-në

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat