Aeroporti nesër me ushtrimin për rastet emergjente

Lajme

Aeroporti nesër me ushtrimin për rastet emergjente

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 18:36

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo planifikon të mbajë nesër ushtrimin gjithpërfshirës sipas Planit Emergjent i cili mbahet çdo dy vite ku të gjitha Agjensionet e Emergjencave Kombëtare duhet të reagojnë.
Sipas një njoftimi të Aeroportit, qëllimi i këtij plani është që të minimizoj efektet e emergjencave respektivisht të shpëtoj jetë dhe të aplikoj procedurat në bashkëpunim me të gjitha agjensionet në rast të ndonjë emergjence në Aeroport dhe rrethinë.
Ky ushtrim përfshin një skenar të një aterimi emergjent të një aeroplani me pasoja fatale jetësore dhe udhëtarë tjerë të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat