Bilalli, Droni vepër e shërbimeve serbe

Lajme

Bilalli, Droni vepër e shërbimeve serbe

Nga: M.Lakna Më: 20 tetor 2014 Në ora: 18:22

Analisti politik Marsel Bilalli, konsideron se droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte inskenim serb.
“Nuk është problemi i dënimit, por çka të bëhet që ata atje të ndjejnë siguri. Mendoj se Shqiptarët, ne vend që të kalojnë në eufori me dronin që mbante flamurin, duhej qartë të thonë se ajo ishte inskenim serb për të amortizuar primitivizmat serbe”,vlerëson ai për “Bota sot”.
Sipas tij, në momentin që u refuzua pjesëmarrja e tifozerisë shqiptare në stadium, atëherë u kuptuan pretendimet e serbëve për ta eskaluar situatën.
“Pra, nga momenti që u refuzuan tifozët, serbët vet pranojnë se popullatën e kanë për askund. Mandej fishkëllimi i himnit, hedhja me çkamos, ofendimet dhe e gjithë kjo ishte një katastrofë për serbët. Nëse dronin e ka lëshuar ndonjë shqiptar ai është shpëtimtar i turpit serb, a unë besoj se vet shërbimet e tyre e kanë lëshuar që sadopak te lajnë turpin, në stilin -n s`bëjmë, por edhe këta janë katastrofë”,thekson Bilalli.
Sipas tij për shkak të gjithë kësaj, pësojnë njerëzit e pafajshëm.
“Tani pësojnë njerëz të pafajshëm që duan të sigurojnë ekzistencën nëpër Serbi. Pra dënimet, apo deklaratat duhet të jenë të balancuara dhe me një bisede serioze të mund t`iu sigurohet siguri elementare”,potencon Bilalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat