​Biznesmenin në Kosovë e ngulfatën dhe e vranë me gurë, ja dyshimet pse!

Lajme

​Biznesmenin në Kosovë e ngulfatën dhe e vranë me gurë, ja dyshimet pse!

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:16

Një biznesmen boshnjak, pronar i së paku dy “Call Center”, u vra në Kosovë. Në këtë vrasje janë të përfshirë tre persona, dy 27 vjeçarë nga Vushtrria dhe një minorene, që shërbeu edhe si e dashura e biznesmenit, por ishte edhe e dashura e njërit nga të dyshuarit për vrasje. Këta persona janë në paraburgim. Vrasja ishte si në filmat horror, ngufatje, vrasje me gurë, hedhje në pus, zhvarrosje.
Biznesmeni boshnjak, pronarë i dy “call center” në Kosovë, Mevlin Ajdinoviq, është vrarë sikurse në filma horror, pretendon Prokuroria e Shtetit.

Një lidhje dashurie me një minorene kosovare, e cila po ashtu mbante lidhje dashurie me një kosovar, E.K., 27 vjeç, nga Vushtrria, kishte rezultuar fatale për të.

Mevlin Ajdinoviq, një biznesmen 24 vjeçar nga Novi Pazari kishte ardhur në Kosovë që të takohej me F.C., të cilën e dinte për të dashurën e tij, por ai përfundoi në makinën e E.K. dhe më vonë edhe në shoqëri edhe të A.M., po ashtu një 27 vjeçar nga Vushtrria, të cilët tash janë në paraburgim si të dyshuar për vrasje të shkallës së parë të biznesmenit Ajdinoviq.

Por si ndodhu ngjarja, sipas Prokurorisë?

Hetuesit besojnë se biznesmeni boshnjak, tash viktimë për të cilën po ndiqen penalisht E.K e A.M nga Vushtrria, u takua në Prishtinë, te rruga ‘UÇK” me minorenen F.C. dhe udhëtuan kah Obiliqi me makinën e E.K., një makinë e vjetër “Golf2”.

Biznesmeni boshnjak vërejti se diçka ishte e dyshimtë.

“Ai ka kërkuar që t’iu paguajë E.K dhe A.M. se sa iu ka borxh dhe të zbresë nga makina. Këtë ia ka kërkuar minorenes F.C që e dinte për të dashur dhe ia kërkoi në anglisht”, pretendojnë hetuesit. Të katërtët, dy të dyshimit, minorenia F.C dhe biznesmeni zbriten nga makina, por dy të dyshimtit kishin arritur që ta fusin përsëri në makinë, nën kërcënimin se ishin policë.

Pas kësaj, të gjithë e hipën edhe një herë biznesmenin nën kërcënim në makinë dhe e quan në një vend të braktisur. Ata e kishin tërhequr dhunshëm deri tek vendi ku e ekzekutun. Dhe këtë e bënë me vetëdije të plotë, pretendon Prokuroria.

Ai gjatë krejt rrugës deri sa e quan tek vendi i ekzekutimit kishte kërkuar që t’i falnin jetën. Madje u premtoi edhe si shpërblim mbi 100 mijë euro, por megjithatë e vranë. Prokuroria beson se vrasja u krye me sugjerimin e minorenes F.C. e cila u kishte thënë dashnorit të saj E.K dhe shokut të tij A.M. se nëse e linin të gjallë biznesmenin, ajo mund t’i bënte dëm dikujt prej familjes së saj, raporton Express.

Si përfundim, biznesmeni boshnjak u tërhoq zvarrë deri te vendi krimit, aty u lidh me rripin e pantallonave të njërit nga të dyshuarit, dhe u fur derisa mbeti pa frymë. Ai nuk arriti t’i mbijetonte kësaj përvoje, ani pse kishte tentuar ta ndalonte ngufatjen me duar.

Por, Prokuroria beson se vrasja është e shkallës së parë edhe për faktin që trupi i viktimës ishte përdhosur edhe pas ngufatjes. Sipas dokumentacioneve fillestare të hetuesisë, trupi i tij ishte goditur edhe me gurë.

Atë natë, të tre personat, dy të dyshuarit që janë në paraburgim dhe minorenia F.C. shkuan në një motel. Aty besohet se së paku njëri nga të dyshuarit patin dhe marrëdhënie seksuale me minorenen, derisa ata si grup ndanë mes vete ato pakë para që i kishin gjetur në xhepat e biznesmenit kur ia zhveshën rrobat dhe e hodhën në pus, rrobat ia kishin djegur.

Në xhepin e biznesmenit kishin gjetur vetëm 200 euro dhe disa dinarë, dhe ato u ndanë në mënyrë jo të barabartë: qifti E.K dhe minorenia F.C morën 150 prej tyre, kurse shokut të E.K i dhanë vetëm 50 euro.

Për këto gjetje hetuesi ka edhe dëshmitarë, një mik të biznesmenit me inicialet T.K., të cilit viktima i ishte lajmëruar para se të takohej me minorenen F.C. dhe më pastaj e kishin humbur kontaktin.

Por, sikur të mos mjaftonin me vrasjen, dy të dyshuarit, pas disa ditësh u kthyen në vendin e krimit. E nxorën trupin e biznesmenit Mevlin Ajdinoviq nga pusi ku e kishin hedhur pa jetë dhe e varrosën disa metra në një gropë të hapur 7-8 metra larg atij pusi, aty ku e gjeti edhe policia.

Por, mbrojtja e të dyshuarve nuk e pranon në tërësi versionin e Prokurorisë. Veton Rrecaj, avokati i të dyshuarit kryesor në rast ka thënë para gjykatës se klienti i tij e ka kryer vrasjen e biznesmenit në afekt dhe nuk e pranon cilësimin si vrasje e rëndë.

Ai tha para gjykatës se klienti i tij e kishte sulmuar biznesmenin boshnjak Mevlin Ajdinoviq vetëm kur ky i fundit e kishte sulmuar minorenen F.C., që në të njëjtën kohë ishte edhe e dashura e tij, dhe i ka dalë në mbrojtje. Avokati Rrecaj thotë se klienti i tij po ashtu ishte sulmuar nga biznesmeni boshnjak, dhe vetëm atëherë ai e kishte shtyrë Ajdinoviqin, tas i ndjerë, dhe ai kishte rënë në gurë ku edhe gjeti vdekjen.

Një tjetër avokat mbrojtës në seancë, ka thënë se i dyshuari A.M e pranon fajin, por edhe ai e ka kryer atë në afekt. Mbrojtësit thonë se pranimi i fjalisë do të duhet të dëshmonte se të dyshuarit nuk duhet mbajtur në paraburgim, pasi që nuk do të ikin, por Gjykata vendos të kundërtën – t’i mbajë ata në burg. (Express)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat